Εκτός από τις αίθουσες διδασκαλίας, τα γραφεία, τους βοηθητικούς και τους ημιυπαίθριους χώρους, το Σχολείο έχει Εργαστήρια Πληροφορικής, Φυσικής, Χημείας και Βιολογίας πλήρως εξοπλισμένα με τα πιο σύγχρονα μέσα, Βιβλιοθήκη, αίθουσες Μουσικής και Γυμναστικής καθώς και αίθουσα πολλαπλών χρήσεων.
Kompleksi
Në vitin 2003 filloi ndërtimi i kompleksit privat në një sipërfaqe prej 100.000 m2, 5 kilometra jashtë qytetit të Tiranës në rrugën drejt Elbasanit. Që nga Maji i vitit 2007, shkolla u zhvendos në një ndërtesë të re, e cila është kompleksi më modern në Ballkan, i projektuar në mënyrë specifike nga profesorë të shquar të Universitetit Teknik Kombëtar dhe ështё e ndërtuar me standarde të larta estetike dhe sigurie. (Deri atëherë, shkolla ndodhej në pesë ndërtesa me qera në Tiranë). Ndërtesa me sipërfaqe prej 4.000 m2, është e pozicionuar dhe organizuar në mënyrë rrethore. Klasat, janë të ndara në 4 nivele (kate), dhe secila ka një hapësirë 'private' të hapur në pjesën e jashtme të ndërtesës e cila formon një “T”. Klasat janë organizuar në 2 nivele dhe bashkë me vendet publike formojnë një "T ",të dytë, e cila plotëson rrethin. Hapësira që ndodhet rreth e rrotull, formon oborrin e brendshëm.
Përveç klasave, zyrave, hapësirave ndihmëse dhe gjysmë të hapura, shkolla ka laboratore Informatike, Fizike, Kimie e Biologjie, të cilat janë të pajisura me mjetet e fundit, sallë muzike, bibliotekë, palestër dhe dhoma te ndryshme.